Në fund të muajit shkurt, u zhvillua takimi i parë i radhës me grupet “vulnerabël” që nisi me atë të Dekanatit të Tiranës i udhëhequr nga z. Laert Miraku (vullnetarë dhe aktivist) në bashkëpunim me stafi dhe vullnetarët e Caritas Dioqezan Tiran­ë-Durrës në sallen “Nënë Tereza” të Katedrales së Shën Palit, në kuadër të vijimit të fushatës “Lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social – edukimi përmes pjesëmarrjes aktive dhe angazhimeve konkrete”. Merrnin pjesë afro 40 persona të moshave të ndryshme që fillon kryesisht nga 38-65 vjeç me problematika e histori të ndryshme familjare. Fytyrat e pamja e tyre e përshkruante gjëndjen sociale, ekonomike dhe varfërinë në të cilën gjënden aktualish. Kjo gjë pak a shumë reflektonte tek të gjithë.

Takim zgjati rreth dy orë në të cilin u fol për temat shumë aktuale, e që prekin një pjesë të madhe të popullsisë. Tema si: papunësia, si të kërkosh punë, si të drejtohen në zyrat shtetërore për të kërkuar punë, në biznese e gjetkë. Gjithashtu, u morën shëmbull pozitiv ku mesazhi ishte shumë i qartë dhe kundrues. Caritasi në vetvete është një organizatë që ndihmon njërëzit e varfër dhe ato me nevoja më të mëdhaja, por jo për ta bërë numrin e të papunëve akoma më të madh vetëm sepse mendojnë që këto ndihma do të zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre. Por në fakt është e kundërta, njerëzit duhet të vendosin në punë aftësitë e forcat e tyre në mënyrë që të ndihmojnë vetë, familjet e tyre dhe komunitetin.

E gjithë veprimtaria e Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, në vetvete ka dy grupe përfitues: Më të varfërit dhe edukimi në komunitet. Misioni kryesor i tij është ndihma direkte, konkrete, të menjëhershme për të varfërit në ekstrem, por ajo është dykahesh dhe baritore: është një përvojë e jetuar nga takime, bashkëndarje, pjesëmarrje, këmbime të ndërsjelle që vetë njerëzit dhe komunitetet të përfshihen dhe sensibilizohen ndaj nevojave të të varfërve të Dioqezes. Ndaj le të përçojë vlerat e krishtera tek çdo individ nëpërmjet përkujdesjes, ndihmës ndaj personave në nevojë duke përfshirë aspektet shpirtërore, sociale dhe material – duke mos na munguar dëshira duke dhuruar sado pak nga ato që ne i kemi pjesë të konsumit të përditshëm qofshin ato ushqime, veshmbathje e të holla. Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës ju fton të kontribuoni në ndihmë të më të varfërve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *