Rreth Nesh

Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës

Rreth Nesh

― Historiku i “Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës” ―

Historiku i ‘Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës’ fillon në vitin 1998. Fillimisht ai është hapur për ti ardhur në ndihmë Emergjencës Kosovare, një dyndjeje të madhe e cila u zhvendos në Shqipëri për shkak të Luftës Civile, që po zhvillohej në Kosovë. Grupi i punës që përbëhej nga Drejtori, një sekretare dhe një shofer që ofronin sherbime në sektorin social dhe shëndetësor, fillimisht ka shërbyer vetëm për ti bërë ballë Emergjencës Kosovare.

Caritasi Dioqezan Tiranë-Durrës ka zhvilluar aktivitetin e tij edhe pas përfundimit të kësaj emergjence, duke iu shërbyer popullit shqiptar me një program të studiuar dhe aprovuar nga Arqipeshkvi i ndjerë i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita.

Programi dhe misioni i Caritas Tiranë-Durrës ishte:

  • formimet e të rinjve dhe fëmijëve
  • shërbimet shëndetësore
  • emergjencat
  • asistenca për më të varfërit

Caritasi Dioqezan Tiranë – Durrës ka vazhduar misionin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë nëpërmjet projekteve të ndryshme.

Që nga Dhjetori 2016 me emërimin e Arqipeshkvit të ri të Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës të Imzot George Frendo O.P. politikat e Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës janë dy prioritetet kryesore: të varfërit dhe edukimi i brezave.
Aktualisht Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës vijon misionin e saj në Dioqezë falë mbështetjes së Imzot Frendos, donatorëve dhe bujarëve që çojnë përpara nismat e Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës.

CARITAS-i

Në të gjitha veprimtaritë e tij, ka dy përfitues: Të varfërit dhe komunitetin. Punonjësit e Caritas-it konsiderohen edukatorët e Bamirësisë dhe qëllimi i Caritas-it është që të përfshijë komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin e të ndihmojë për të hapur sytë e tyre për vështirësitë që na rrethojnë.

Misioni i tij kryesor nuk është një drejtimësh, domethënë i ndihmës direkte, konkrete, të menjëhershme për të varfërit, por ajo është dykahesh dhe baritore: është një përvojë e jetuar nga takimi, bashkëndarja, pjesëmarrja, këmbimit të ndërsjellët që njerëzit dhe komunitetet të përfshihen dhe sensibilizohen ndaj nevojave të të varfërve.

Misioni i tij gjithashtu është të përçojë vlerat e krishtera tek çdo individ, përkujdesje dhe ndihmë ndaj personave në nevojë duke përfshirë aspektet shpirtërore, sociale dhe materiale. Barazia ndaj çdo individi. Formimi i grupeve vullnetare.

VLERAT

Të jenë të frymëzuara nga besimi i krishterë:

Bashkëndarje, përkujdes pa dallime.

Besueshmëri

Transparencë

Dinjitet ndaj çdo personi

Bashkëpunimi

Miqësia

VIZIONI

Sensibilizimi i grupeve të arritura në promovimin e dashurisë së krishterë.

Arritja e sa më shumë grupeve në nevojë.

Bashkepunimi afatgjatë me entet lokale.

Arritja e standarteve të përcaktuara.

Kontaktet

Adresa

Bulevardi Zhan D'Ark, pranë Katedrales së Shën Palit, Tiranë

Telefoni

+355 42 259 758

Email

info@caritastirana.org

Na Shkruani