“Të lirë për të ikur. Të lirë për të qëndruar”

Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës

Projekti dhe aktivitetet Ky projekt lindur nga domosdoshmëria për të përballuar në mënyrë komplekse dhe përmes një qasjeje të integruar fenomenin e migracionit të parregullt të të miturve të pashoqëruar,  ka për qëllim të ndihmojë mbështetjen e politikave sociale të mbrojtjes së të miturve dhe fëmijëve si dhe drejtohet kundër përjashtimit të të miturve, nëpërmjet ndërhyrjeve  të mirë përcaktuara dhe në bashkëpunim me komunitetet sipas përkatësisë dhe origjinës (prindërve, familjeve, famullive, dioqezave, por edhe autoriteteve lokale dhe zyrave ministrore),  për të frenuar rrjedhën e të miturve shqiptarë të braktisur në Itali. Objektivi është që të krijohen në vend kushte më të mira për krijimin e një substrati të fortë dhe më të bashkuar socio-ekonomik, në mënyrë që t’i ofrojë të rinjve në rrezik dhe familjeve të tyre një alternativë kundrejt migrimit të të rinjve të pashoqëruar, si dhe duke investuar në territorin e tyre të origjinës. Projekti ka për qëllim të përmbushë prioritetet e fushatës CEI “të lirë të largohen, të lirë të qëndrojnë” dhe ka si objektiv të mbrojë fëmijët e rrezikuar  nga migrimi i parregullt, të nxisë rritjen e potencialit ekonomik të zonës së origjinës, të integrojë familjet në strukturën shoqërore dhe të mbledhë apo të mirëpresë nevojat e një komuniteti, duke e bërë atë të aftë tëmarrë pjesë në një proces zhvillimor, edukativ dhe njerëzor, si dhe arritja tek komunitetet më vulnerabël në zonat në rrezik migrimi, veçanërisht në zonat e largëta, nëpërmjet veprimeve që synojnë reduktimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Objektivat e përgjithshme:
  • Të luftohet fenomeni i migrimit të të miturve të pashoqëruar dhe në përgjithësi braktisja e të rinjve shqiptarë të ardhur nga zonat më vulnerabël dhe në rrezik.
Objektiva specifikë:
  • Të ofrojë përgjigje novatore dhe të kualifikuara për nevojat e të miturve në rrezik migrimi në fushat e përzgjedhura, duke mbështetur në veçanti përfshirjen e tyre arsimore, sociale dhe profesionale;
  • Mbështetja e familjeve dhe e komuniteteve më të prekshme dhe në rrezik braktisjejetë fëmijës përmes shoqërimit, informimit dhe këshillimit;
  • Forcimi i bashkëpunimit kombëtar midis Kishave të zonës duke bërë të mundur shkëmbimin e praktikave, informacionit dhe aftësive, me institucionet vendore rreth temave të migrimit dhe braktisjes së të miturve.
Ndryshimet politike, ekonomike dhe shoqërore që kanë ndodhur në Shqipëri në dhjetë vitet e fundit kanë çuar në një rritje të numrit të grupeve të cenueshme dhe në veçanti të gjeneratave të reja. Varfëria, papunësia e lartë, emigracioni, kanë prodhuar transformime të mëdha sociale me efekte dramatike në veçanti për të miturit: braktisje të shkollës, shfrytëzimi për punë i fëmijëve, prostitucioni dhe trafikimi i vajzave adoleshente për shfrytëzim seksual, braktisja e foshnjeve, abuzimi dhe keqtrajtimi, kequshqyerja, krimi në rritje dhe emigracioni i paligjshëm. Megjithatë, pavarësisht se Shqipëria nuk e ka përjetuar (të paktën deri tani) të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit Perëndimor”, mundësia për të përshkuar apo kaluar në këtëvend në mënyrë të paligjshme është marrë nëkonsideratë nga shumë emigrantëve çdo muaj, sidomos pas mbylljes së korridorit qënga Greqia kalon nëpër Maqedoni dhe Serbi. Mbi të gjitha pas 2015, Shqipëria është bërë qendra e vëmendjes ndërkombëtare si një nga vendet pikënisje e Ballkanit për një migrim të paligjshëm në Evropë. Por ne duhet të bëjnë dallimin midis migrimit të azilkërkuesve nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe, përkundrazi, emigrantëve shqiptarë që përpiqen të arrijnë Evropën, sidomos Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë. Në këtë skenar, vërehet një fenomen në rritje të të miturve të pashoqëruar shqiptarë që arrijnë në Evropë, veçanërisht në Gjermani, Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi. I mituri migrant i pashoqëruar është i mituri nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç icili ndodhet jashtë vendit të tij të origjinës dhe ka hyrë ose qëndronnë mënyrë të paligjshme në territorin e një vendi të tretë,është i ndarë nga të dy prindërit apo nga të rriturit të cilët, sipas ligjit ose sipas të drejtës zakonore,  e kanë mbajtur nën mbrojtje, nuk kërkoi azil ose mbrojtje humanitare dhe emigroi me konsensusin në thelb të atyre qëtë atyre që ushtrojnë autoritetin prindëror, ose në çdo rast jo kundër vullnetit të tij. Të miturit, pra, në këtë rast specifik të shqiptarëve, të cilët vendosin në mënyrëautonome të emigrojnë, edhe nëse janë të detyruar nga pasiguria sociale, ekonomike dhe kulturore. Një fenomen, ky i ndryshëm nga ai i trafikimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim, qoftë seksual, pune apo tjetër. Dy realitete të ndryshme që kërkojnë qasje të ndryshme të analizës dhe vlerësimit, si dhe ndërhyrje.

Kontaktet

Adresa

Bulevardi Zhan D'Ark, pranë Katedrales së Shën Palit, Tiranë

Telefoni

+355 42 259 758

Email

info@caritastirana.org

Na Shkruani