Aftësia ndryshe në vendin tonë shihet akoma si “plagë e shoqërisë”, duke i lënë radhë diskriminimit dhe izolimit social. Veçanërisht në tre zonat ku u implementua ky projekt pilot: Mamurras, Zhejë dhe Thumanë. Zona këto me ngjyra kulturore shumë të forta dhe mentalitet të theksuar. Projekti ynë 1-vjeçar fatkeqësisht u përball me këto sfida do i quajmë dhe me shumë refuzime, por që me kalimin e kohës arriti të përqafsohej në mënyrën e duhur dhe të kishte rezultate. Fushat kryesore të ndërhyrjes kishin të bënin me fëmijët dhe prindërit. Përgjatë periudhës 1- vjeçare fokusi kryesor ishte zhvillimi i aktiviteteve psiko-sociale me fëmijët me aftësi ndryshe. Aktivitete që trajtonin tema të ndryshe sociale, por edhe zhvillimi i lojërave të shumta me qëllim argëtimin. Gjithashtu edhe prindërit kanë qënë pjesë e këtyre aktiviteteve si mbështetja jonë më madhe. Me to gjithashtu kemi zhvilluar disa takime në kuadrin e sensibilizimit dhe fuqizimit të tyre mbi aftësinë ndryshe. Normalisht vlen për tu qenë shumë mirënjohës gatishmërisë dhe disponibilitetit të treguar.

Gjithashtu mbështetja më e madhe ka qenë gadishmëria e tetë vullnetarëve për të qenë aktiv gjatë zhvillimit të aktiviteteve me fëmijët dhe jo vetëm, por gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij. Vullnetarët në tre zonat përkatëse shfaqen fleksibilitet, disponueshmëri dhe vullnet për të qenë edhe ata së bashku me ne çelës ndryshimi. Në kuadër të implementimit të duhur dhe arritjes së rezultateve të dëshiruara kemi bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm si: Njësi Administrative Mamurras dhe Thumanë, Qëndra Shëndetësore, institucione shkollore të tre zonave, Zyrën Vendore Arsimore Kurbin. Këto aktorë dhe në partneritet me Misionarët e Gjakut të Krishtit dhe Motrat Adhuruese të Gjakut të Krishtit është bërë e mundur edhe zhvillimi dhe sjellja e rezultateve realisht të dobishme dhe që do ishte e pamundur të realizoheshin në ato zona, kjo solli rezultat në zgjerimin e impaktit dhe të arritjes së qëllimit final; të sensibilizohej sado pak shoqëria dhe komuniteti në kuadër të një integrimi social më të madh dhe më të përqafuar .

Janë zhvilluar takime të shumta informuese dhe bashkëndarjeje me aktorët bashkëpunues. Gjithashtu takime të shumta në kuadrin e fokus-grupit në shkolla. Kjo na ka bërë të japim dhe të marrim mesazhe të shumta, por mbi të gjitha të ndërtohen urat e bashkëpunimit, ndihmës, solidaritetit dhe sensibilizimit me këta fëmijë dhe të rritur që kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihmën tonë. Kemi realizuar gjithashtu takime në terren për të qënë afër familjeve dhe personave me vështirësi të mëdha në pamundësi për të vepruar, u jemi gjendur pranë me pako ushqimore dhe higjenike. Një ndihmë e vogël, por që fjalë e tyre dhe falenderimet e shumta tregoni shumë tek ne. Në fund mund të themi që ia kemi arritur të marrim disa rezultate domethënëse 10 fëmijë të integruar në aktivitete psiko-sociale dhe rrjedhimisht dhe prindërit e tyre. 39 familje të ndihmuara nga vizitat në terren, 120 nxënës pjesëmarrës në fokus-grupe dhe aktivitete sensibilizuese dhe dhjetra aktorë mbështetës të këtij projekti.

Por në fund nuk ka më bukur sesa kur merr këto dëshmi nga prindërit dhe fëmijët: “Ky projekt është shumë i vlefshëm për fëmijët me nevoja të veçanta. Unë dhe vajza ime kemi gjetur një mbështetje shumë të madhe nga ky projekt. Krahas lojërave që janë zhvilluar për fëmijët dhe ne prinderit kemi kaluar momente të lumtura dhe kemi luajtur dhe jemi gëzuar si fëmijët. Ndaj uroj që ky projekt të vazhdoj sepse vërtetë këta fëmijë kanë nevojë që dikush t’i kujtojë dhe të interesohet për ta. Jam vërtet falenderuese për këtë projekt i vetmi që është interesuar për fëmijët tanë, duke ndihmuar dhe mbështetur në shumë aspekte.” shprehet një prind. Ndërsa një nga fëmijë përfitues do të shprehej: “Jam ndier shumë mirë në aktivitetet e zhvilluara sepse kanë ndikuar për mirë tek unë, uroj të kemi edhe sa më shumë aktivitete të tjera.” Ku ka më bukur sesa e gjithë puna të shpërblehet me mirënjohje dhe buzëqeshje. “UNË = TI” dhe “Ti nuk je vetëm ❤” ishin edhe motot që shoqëruan këtë vit projektin pilot “Nothing about us, without us”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *