Në kuadër të programit “Fëmijët dhe të rinjtë” kemi patur rastin që të njihemi me shumë fëmijë edhe të rinj nga zona të ndryshme të arqidioqezës Tiranë – Durrës. Duke qenë se ky program në fokusin e tij ka nxitjen e zhvillimit të të rinjve dhe fëmijëve mund të themi se kemi arritur objektivat përgjatë këtyre tre muajve të parë Shtator – Dhjetor 2021. Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit edhe me partnerët tanë të përfitimit të program që kanë qenë krah i djathtë për ne. Për shumë fëmijë e të rinj ka qënë hera e parë që ishte pjesëmarrës në aktivitete ku gjendeshin edhe bashkëmoshatarët e tyre. Mund të themi që aktivitetet për këtë program kanë qenë mjaft të larmishëm, ku mund të përmendim objektivat më kryesore të tij si:

i. dinamika të ndryshme në mënyrën e të zhvilluarit të kursit të gjuhëve të huaja, kryesisht Anglishtes, jo vetëm në parimin e të lexuarit edhe të shkruarit, por duke krijuar edhe metodika nga më të larmishmet, sa më e lehtë për ta kuptuar pse jo edhe më atraktive edhe nëpërmjet lojërave;

ii. dinamika edhe në zhvillimin e “after school” duke qenë diçka inovatore për disa prej tyre, ku kemi bërë më të mirën e mundshme për zhvillimin e detyra por gjithmonë duke ua shpjeguar mënyrën e zhvillimit që ata të kuptojnë edhe të mos mësojnë që çdo gjë të jetë e gatshme;

iii. lojërat edhe laboratorët që ne kemi zhvilluar mund të themi që kanë qenë aq të gjetura saqë pjesëmarrja kanë qenë aktive edhe prisnin gjithmonë për të nisuar këtë moment që të argëtoheshin por edhe të kalonin kohë së bashku mes moshatarëve të tyre.

Shumë të rinj dhe fëmijë kanë qënë mjaftë të kënaqur nga ky program, ata kanë shprehur ndjesitë por edhe dëshirat e tyre përgjatë këtyre muajve: “Falenderoj të gjithë mësuesit edhe animatorët që më kanë ndihmuar që të mësoj Anglisht, por që edhe të luajm e të argëtohemi çdo pasdreke” është shprehur Dionisi nga Sukthi. Ndërsa Arlinda nga Shënavlashi do të shtonte se: “Dëshiroj që të vazhdojmë përsëri me këto aktivitete pasi neve mund të mësojmë më shumë nga tematikat e zhvilluara, por edhe mund të argëtohemi me shokët e shoqet”. Më të vegjlit mes tyre një vajzë 9-vjeçare është shumë e lumtur pasi tashmë ajo është në hapat e saj të parë në të mësuarit të Anglisht dhe thotë që: “Jam shumë e lumtur që kam mësuar që të flas Anglisht sado pak pasi në shkollën që unë shkoj nuk bëjmë të njëjten gjuhë” shprehet Kiara nga Sukthi.

Përfitues të këtij programi kanë qenë edhe Fëmijët me Aftësi Ndryshe, ku një ndër ta Daniela nga Bathorja shpreh që: “Dua që të vini çdo ditë këtu edhe të luani me mua edhe të hamë drekë së bashku”. Samueli nga një zonë tjetër që ka qënë pjesë e këtij programi thotë se: “Unë ndihem mirë sa herë që ju vini pasi ne jetojmë në një zonë periferike ku shumë të rinj janë larguar edhe kur shikojmë të rinj që vinë edhe na bëjnë aktivitete ndihem shumë i plotësuar edhe i kënaqur” thotë Samueli nga Shkoza. Ka edhe shumë të rinj që janë në punë edhe shpesh herë kanë marrë lejë nga puna për t’iu bashkuar pjesës tjetër të grupit dhe njëri nga ato na tregon që: “Edhe pse jam në punë mundohem që gjithmonë të jem në aktivitetet që zhvillohen duke qenë se këtu mund të takoj pothuajse të gjithë miqtë e mi me të cilët unë jam rritur dhe që ka raste që ne nuk mund të mblidhemi edhe përfitoj nga ky rast për ti takuar” shprehet Alfonsi nga lagjia Mirditë, Durrës.

Duke qenë se shikojmë një prani por edhe një interes mjaft të madh si nga fëmijët apo të rinjtë mendojmë që të vijojmë aktivitetet tona në mënyrë që të jemi një krah mbështetës për ta, por që edhe mund të arrijmë të njohim edhe kuptojmë për njërit-tjetrin më shumë edhe të jemi të gjithë një forcë e vetme bashkëpunimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *