THIRRJE PËR PROPOZIM

Projekti “Të lirë për t’u nisur. Të lirë për të qendruar.”
grant në mbështetje të të rinjve për ngritje biznesi (start-up).

 

Informacion i përgjithshëm mbi projektin dhe grant-in.

Caritas Dioqezan Tiranë Durrës, njofton të gjithë të rinjtë e Arqidioqezes Metropolitane Tiranë-Durrës nga mosha 18-30 vjeç se kanë filluar aplikimet për thirrjen për projekt – propozime në mbështetje të të rinjve për ngritje biznesi (start-up) deri në 5000 Euro. Thirrja për aplikim nis më 13.01.2022 dhe do të mbyllet me datë 11.02.2022.

Projekti implementohet nën mbikqyren e Caritas Shqiptar me fonde të Koferences Ipeshkvnore të Italisë (8Xmille) i cili ofron mbështetje financiare për ide të reja biznesi / start-up, në Arqidioqezen Metropolitane Tiranë-Durrës. Kjo thirrje mbulon çdo lloj fushe në të mirë të të rinjve sidomos në zonat ku ato jetojnë.

 
Nëpërmjet kësaj ne synojmë mundësinë për zhvillim ekonomik. Ky aktivitet do të kontribuojë në kryerjen e ndërhyrjeve zhvillimore ekonomike përmes shembujve të ndërmarrjeve sociale, me qëllim krijimin e mundësive të reja të punësimit. Në këtë drejtim, do të krijohet një fond për fillimin e Ndërmarrjeve Sociale. Fondi do të mbulojë kryesisht kostot e fillimit (blerja e materialeve / makinerive, kostot e regjistrimit në QKR…). Në kuadër të Fondit ka edhe një kosto për shoqërimin e bizneseve nga një ekspert i Ndërmarrjes Sociale. Gjithashtu, janë vënë në dispozicion fonde për të mundësuar fillimin e studimeve të tregut dhe për të krijuar një PLAN BIZNESI, përpara fillimit të aktivitetit.

Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm për aplikime ju lutem dërgoni e-mail në: info@caritastirana.com. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *