Përgjatë muajit Shkurt 2022 Projekti Your Job me fokus “Fuqizimi i të rinjve nga mosha 15-30 vjeç drejt Punësueshmërisë” mbush 2 vite në qytetin e Kamzës.  Mes aktiviteteve të shumta, një rëndësi të madhe ka pasur hapja e 9 bizneseve gjatë këtij viti, ku 9 të rinj janë mbështetur në shumën 5000 Euro për të nisur biznesin e tyre. Ajo që vlen për tu theksuar është jo vetëm mbështetja ekonomike por edhe mbështetja me trajnime të vazhdueshme mbi rritjen e biznesit duke parë nevojat e këtyre të rinjve ndaj problemeve që hasin në terren. YourJob i ka qëndruar pranë nëpërmjet motivimit, trajnimeve dhe këshillimit nga ekspertë të ndryshëm.

YourJob ndihet krenar që është bër pjesë e suksesit të këtyre të rinjve në ngritjen e bizneseve si: Qendër Kursesh Matematike dhe Gjuhë të Huaja; Qendër Kursesh Informatike dhe Arti; Ushqimore; Kafeteri-Zgarë; Studio Fotografie; Rrobaqepsi; Dyqan Rrobash; Sallon Thonjsh; Parukeri. Të rinjtë nga Kamza janë inkurajuar të hapin bizneset e tyre në qendër të Kamzës, rrithinat e saj, por edhe në Tiranë në mënyrë që biznesi i tyre ti sjell fitime dhe të ardhura të vazhdueshme. Sot 8 të rinj nga Kamza me mbështetjen e YourJob vazhdojnë aktivitetin e tyre të biznesit dhe YourJob mund të thotë se është i lumtur që ajo që fillimisht ishte vetëm një ëndërr për ta, tani u kthye në realitet.

Aktivitetet e YourJob nuk ngelen vetëm në ngritje biznesi. Një nga aktivitet me më shumë impakt dhe kërkesa ka qenë Internshipi. Kjo do të thotë që të rinj të cilët i përkasin shtresave të ndryshme sociale, kanë pasur mundësinë të fillojnë praktikë pune të paguar në biznese të ndryshme. Gjatë vitit 2021 YourJob i ka ardhur në ndihmë 18 të rinjve duke i ndërmjetësuar në biznese të ndryshme, ku për 6 muaj ka marrë përsipër ti mbështesë ata me pagë minimale, në mënyrë që këta të rinj të fitonin eksperiencë, të fitonin aftësi të buta dhe aftësi teknike të cilat i mungonin apo për arsye nga më të ndryshmet nuk mund të hynin në tregun e punës. Me kënaqësi themi se shumë prej këtyre të rinjve kanë vazhduar punësim përtej mbeshtejes së YourJob me Internship, në kompaninë ku janë nderjmetësuar apo dhe në kompani të tjera pasi kanë përfunduar Internshipin dhe janë rritur në pozicion që nga përfundimi i Internshipit. Duke shkuar përtej nivelit të arsimimit të të rinjve, YourJob ka ndërmjetësuar internshipe në pozicione si: Ekonomiste, Këshilluese Klienti, Logopede, Edukatore, Artizane, Arkitekt, Ndihmës Kuzhine, Kordinator, Asistent Mekanik, etj. Një fokus të madh gjatë këtij viti ka pasur bashkëpunimi me bizneset. Gjatë vitit të dytë të projektit ndryshe nga viti i parë, një mbështetje kanë pasur sidomos bizneset e vogla brenda territorit të Kamzës, pasi janë pikërisht këto biznese të cilat kanë vuajtur më shumë gjatë Covid-19 dhe kanë nevojë për punonjës për tu rimëkëmbur. Prandaj vëmendia e YourJob gjatë vitit 2021 është kthyer drejt bashkëpunimit me këto biznese.

Një mbështetje e madhe i është dhënë dhe të rinjve të cilët nuk kanë mundësi për të pasur një profesion. Me anë të mbështetjes ekonomike në kurse profesionale private, 11 përfitues janë mbështetur me kurse profesionale në Kulinari dhe Informatikë. Duke parë bashkëpunimin me sukses me shkollën profesionale të gatimit, shumë të rinj janë sugjeruar për punësim pas mbarimit të kursit të gatimit, duke marrë jo vetëm një profesion por edhe duke u krijuar mundësinë për të siguar një punë në profesionin e tyre. Këshillimi dhe trajnimi i të rinjve si një element kyç për zgjedhjen e profesionit, zgjidhjen e konflikteve në punë apo në shkollë, kalimi i ankthit të provimit apo të prezantimeve nga të rinjtë, fitimi i aftësive të buta kanë qenë aktivitete të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit duke i ndihmuar të rinjtë të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme në punë dhe në shkollë.

Siç mund të shohim YourJob është një projekt që shtrin ndikimn e tij tek shumë përfitues, ashtu siç mëson të rinjtë dhe YourJob ka mësuar shumë nga ata për ti ardhur në ndihmë në mënyrë konkrete për një të ardhme profesionale sa më të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *