RRETH NESH

Historiku i Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës

Historiku i ‘Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës’ fillon në vitin 1998. Fillimisht ai është hapur për ti ardhur në ndihmë Emergjencës Kosovare, një dyndjeje të madhe e cila u zhvendos në Shqipëri për shkak të Luftës Civile, që po zhvillohej në Kosovë. Grupi i punës që përbëhej nga Drejtori, një sekretare dhe një shofer që ofronin sherbime në sektorin social dhe shëndetësor, fillimisht ka shërbyer vetëm për ti bërë ballë Emergjencës Kosovare.

Caritasi Dioqezan Tiranë-Durrës ka zhvilluar aktivitetin e tij edhe pas përfundimit të kësaj emergjence, duke iu shërbyer popullit shqiptar me një program të studiuar dhe aprovuar nga Arqipeshkvi i ndjerë i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita.

 

Programi dhe misioni i Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës

Ishte: Formimet e të rinjve dhe fëmijëve / shërbimet shëndetësore / emergjencat / asistenca për më të varfërit. Caritasi Dioqezan Tiranë – Durrës ka vazhduar misionin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë nëpërmjet projekteve të ndryshme. Që nga Dhjetori 2016 me emërimin e Arqipeshkvit të ri të Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës të Imzot George Frendo O.P. politikat e Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës janë dy prioritetet kryesore: të varfërit dhe edukimi i brezave. Aktualisht Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës vijon misionin e saj në Dioqezë falë mbështetjes të donatorëve dhe bujarëve që çojnë përpara nismat e Caritas Dioqezan Tiranë – Durrës. Që prej janarit 2022 do të jetë Imzot Arjan Dodaj FDC, që së bashku me stafin do ta çoj para punën e nisur prej afro 23 vitesh të baritores sociale / caritas të Arqidioqezes Metropolitane Tiranë – Durrës.

CARITAS-i në të gjitha veprimtaritë e tij, ka dy përfitues: Të varfërit dhe komunitetin. Punonjësit e Caritas-it konsiderohen edukatorët e Bamirësisë dhe qëllimi i Caritas-it është që të përfshijë komunitetin për të rritur ndërgjegjësimin e të ndihmojë për të hapur sytë e tyre për vështirësitë që na rrethojnë.

Misioni i tij kryesor nuk është një drejtimësh, domethënë i ndihmës direkte, konkrete, të menjëhershme për të varfërit, por ajo është dykahesh dhe baritore: është një përvojë e jetuar nga takimi, bashkëndarja, pjesëmarrja, këmbimit të ndërsjellët që njerëzit dhe komunitetet të përfshihen dhe sensibilizohen ndaj nevojave të të varfërve. Misioni i tij gjithashtu është të përçojë vlerat e krishtera tek çdo individ, përkujdesje dhe ndihmë ndaj personave në nevojë duke përfshirë aspektet shpirtërore, sociale dhe materiale. Barazia ndaj çdo individi. Formimi i grupeve vullnetare.

VLERAT – Të jenë të frymëzuara nga besimi i krishterë: Bashkëndarje, përkujdes pa dallime / Besueshmëri / Transparencë / Dinjitet ndaj çdo personi / Bashkëpunimi / Miqësia.

VIZIONI – Sensibilizimi i grupeve të arritura në promovimin e dashurisë së krishterë. Arritja e sa më shumë grupeve në nevojë. Bashkëpunimi afatgjatë me entet lokale. Arritja e standarteve të përcaktuara.

PRESIDENT
+ Imzot Rrok Mirdita 1998-2015

Imzot George Frendo OP 2016-2021

Imzot Arjan Dodaj FDC 2022-aktualisht

DREJTOR

+ Fra. Flavio Medaglia OFM

Mt. Sofia Mosca

Znj. Paulina Hoti

Znj. Majlinda Gjoni

Z. Elidon Dodaj